Rooney mund të shkarkohet nga Derby, pas shpërthimit të skandalit me tri modele të zhveshura

Futboll

Rooney mund të shkarkohet nga Derby, pas shpërthimit të skandalit me tri modele të zhveshura

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 08:30
Wayne Rooney

Wayne Rooney nuk e ka të sigurt punën te Derby County, andaj mund të shkarkohet gjatë kësaj jave.

Legjenda angleze është futur në një javë me disa skandale, derisa më i rëndi për të vije nga tri modele të zhveshura në një dhomë hoteli.

U publikuar video dhe foto në rrjetin social Snapchat, aty ku Rooney shfaqej në gjendje të dehur dhe pa kontroll.

Si të mos mjaftonte kjo gjë, ish-anëtari i Manchester United ka lënduar mesfushorin Jason Knight në stërvitje (pa dashje), e që aktualisht ka vetëm nëntë lojtarë të gatshëm për aksion, pasi edhe disa të tjerë janë të lënduar.

Por, shkaku i skandalit që ka shpërthyer në fundjavën e kaluar, Rooney mund të shkarkohet nga Derby.

Edhe pse ka thënë se skena të tilla ishin të montuara për të përfituar financiarisht nga ai, Derby duket se nuk e merr parasysh këtë gjë dhe mund ta ndodhë shkarkimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat