Trajneri i Milanit më i varfëri, Allegri dhe Mourinho “top”

Futboll

Trajneri i Milanit më i varfëri, Allegri dhe Mourinho “top”

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 09:09
Stefano Pioli

Stefano Pioli është trajneri më i paguar ndër skuadrat më të mira në Itali.

Trajneri i Milanit fiton rreth 2 milion euro në sezon, shumë larg 8 mln eurove të Allegrit te Juventusi dhe 7 mln eurove të Mourinhos te Roma.

Maurizio Sarri dhe Simone Inzaghi, përkatësisht te Lazio dhe te Inter marrin 4 mln euro, ndërsa Luciano Spalletti te Napoli është afër 3 milion eurove në sezon.

Edhe Gasperini, i vetmi së bashku me Pioli që është konfirmuar në stol midis skuadrave kryesore, te Atalanta fiton 2.5 milion euro në sezon.

Raportimi është bërë nga Gazzetta dello Sport, që gjithashtu shpjegon se kontrata e Piolit te Milani skadon në qershor të vitit tjetër dhe se duhet të nisin diskutimet për të rinovuar.

Në fakt, disa muaj më parë, trajneri kuqezi ishte në shënjestër të Tottenham por ai preferoi të vazhdonte me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat