Xhaka me postim emocionues për largimin e Petkovic: Kemi shkruar histori së bashku

Futboll

Xhaka me postim emocionues për largimin e Petkovic: Kemi shkruar histori së bashku

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 10:21
Petkovic dhe Xhaka

Bordeaux ka arritur një marrëveshje me Federatën Zvicerane që Vladimir Petkovic të marrë drejtimin e klubit francez.

Petkovic është liruar nga kontrata e tij nga Federata Zvicerane e Futbollit (ASF) dhe tani do të nënshkruajë kontratë për tre sezonet e ardhshme me Bordeaux.

Sipas mediave, Vladimir Petkovic kërkoi që Federata Zvicerane e Futbollit të lirojë atë nga kontrata e tij, e cila zgjati deri në fund të Kupës së Botës në Katar në 2022.

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka e ka falënderuar trajnerin Petkovic, duke thënë se ata kanë shkruan histori së bashku.

“Çfarë udhëtimi! Zotëri, unë vetëm dua të ju falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku! Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm, faleminderit për të gjithë mundin tënd, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën se si e ke formuar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish. Ne nuk do ta harrojmë punën tuaj dhe ju urojmë të gjitha të mirat në Bordeaux”, shkruajti Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat