Mund të rikthehet në Juventus

Futboll

Mund të rikthehet në Juventus

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:19
Mund të rikthehet në Juventus

Miralem Pjaniç mund të rikthehet në Juventus. Mesfushori i Bosnja dhe Hercegovinës nuk e ka gjetur veten te Barcelona dhe klubi ka njoftuar se po punon për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për lojtarin dhe të gjithë në përgjithësi.

Kohëve të fundit ka pasur spekulime për një rikthim të mundshëm në Torino dhe këto spekulime i ka rritur edhe më shumë.

Duke folur se kush do të ekzekutojë goditjet e dënimit, Cristiano Ronaldo apo Paolo Dybala, Allegri foli edhe për një ardhje të re, të djathtë (Pjanic gjithmonë i ka gjuajtur gjuajtjet e lira).

“Varet nga situata, ndoshta Ronaldo mund të marr goditjet e largëta, por situata është e lehtë sepse njëri është i djathtë, tjetri i majtë. Më pas, do të shohim nëse do të arrijë dikush që ekzekuton goditjet e dënimit me të djathtën….”, deklaroi Allegri duke qeshur.

Ai nuk përmendi emra, por të gjitha rrugët qojnë te Miralem Pjaniç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat