Ky pritet të emërohet trajner tek Vllaznia e Pozheranit

Futboll

Ky pritet të emërohet trajner tek Vllaznia e Pozheranit

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:42
Ky pritet të emërohet trajner tek Vllaznia e Pozheranit

Trajneri nga Vushtrria, Fitim Llapashtica, do të emërohet “timonier” te skuadra e Ligës së Parë, Vllaznia e Pozheranit.

Burime te “Zeri” zbulojnë se Vllaznia dhe Llapashtica tashmë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë.

Llapashtica edicionin e kaluar ishte ndihmës i trajnerit Shpëtim Idrizi te Trepça ’89.

Ai si shef i shtabit ka punuar edhe te Vushtrria.

Ndryshe, Vllaznia garon në Grupin B të Ligës së Parë.

Ky ekip në edicionin e kaluar e zuri vendin e tetë në këtë grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat