Klubi verdheblu është gati...

Futboll

Klubi verdheblu është gati...

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:50
Klubi verdheblu është gati...

Për Xhanluka Frabotën dukej i sigurt kalimi tek Atalanta, por si një rrufe në qiell të hapur, tratativa ka dështuar në ditën e firmave.

Ndonëse nuk kuptohen arsyen e sfumimit të kësaj lëvizjeje, për mbrojtësin e majtë të Juves flitet se nuk ka marrë garanci teknike nga ana e Gasperinit, për një numër të caktuar ndeshjes sezonale, ndonëse kjo nuk konfirmohet nga Bergamo.

Gjithsesi, skuadrat që interesohen për Frabotën janë ende të shumta dhe menjëherë në skenë ka dalë Hellas Verona.

Klubi verdheblu është gati që t’i japë një shans zbulimit të Andrea Pirlos në sezonin e kaluar, por edhe veronezët nuk kanë ndërmend të investojnë menjëherë, por e duan në huazim me të drejtë blerjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat