Koeman refuzon

Futboll

Koeman refuzon

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 13:27
Koeman refuzon

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka refuzuar ardhjen e mesfushorit portugez, Renato Sanches dhe mbrojtësin argjentinas, Cristian Romero.

Mesfushori Renato Sanches është lojtari i klubit francez, Lille, kurse mbrojtësi, Cristian Romero është nën kontratë me Atalantën dhe është i lidhur me Tottenhamin.

Sipas medies spanjolle “RAC1”, Koeman nuk është i interesuar për këta dy lojtarë, mirëpo refuzimet e trajnerit 58-vjeçar nuk do të thonë se nuk dëshiron të përforcojë skuadrën.

Siç raportohet nga media në fjalë, Barça është duke kërkuar një mesfushor të ri, pavarësisht gjendjes financiare të klubit.

“Blaugranët” arritën të nënshkruajnë me Memphis Depayn, Eric Garcia dhe Sergio Aguero.

Të tre lojtarët ishin jashtë kontratës me ish-klubet e tyre dhe kështu Barcelona arriti t’i transferojë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat