Interi mbetet edhe pa një zyrtar të lartë

Futboll

Interi mbetet edhe pa një zyrtar të lartë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 13:59
Interit i largohet edhe drejtuesi i lartë!

Interit i largohet dhe drejtuesi i lartë!

Gabriele Oriali mund të konsiderohet me një këmbë e gjysmë jashtë Interit. Siç është raportuar nga e përditshmja “Corriere dello Sport”, njoftimi zyrtar ende mungon, por ish-krahu i djathtë i Antonio Kontes, pavarësisht një viti tjetër të kontratës, do t’i japë lamtumirën klubit zikaltër.

Ai do të vazhdojë të punojë për Federatën Italiane, ku do të jetë përsëri në krah të trajnerit Roberto Mançini.

Kujtojmë se përveç 13 viteve si lojtar, Oraili i ka shërbyer Interit si drejtues në epoka të ndryshme duke qëndruar në krah të trajnerëve si Murinjo, Mançini dhe së fundmi Konte, krah të cilit i shtoi edhe një tjetër titull karrierës së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat