La Liga shihet si destinacioni i mundshëm

Futboll

La Liga shihet si destinacioni i mundshëm

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:03
La Liga shihet si destinacioni i mundshëm

Qendërmbrojtësi gjerman, Jerome Boateng, pas largimit nga Bayern Munichu mund të transferohet në La Ligë.

Sipas medies gjermane “SportBild”, lojtari mund të transferohet në Sevilla.

Siç raportohet nga media në fjalë, Boatengu është në bisedime me klubin spanjoll.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka dëshirë të vazhdojë të luajë ende në Evropë edhe për dy ose tri vjet të tjera dhe beson se Spanja është destinacioni i mundshëm për të.

Kampioni i botës 2014 u largua nga Bayern Munich pas dhjetë vjetësh, pasi kontrata nuk iu rinovua nga ana e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat