Ferizaj arrin marrëveshje me ish-futbollistin e Arbërisë

Futboll

Ferizaj arrin marrëveshje me ish-futbollistin e Arbërisë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:17
Ferizaj arrin marrëveshje me ish-futbollistin e Arbërisë

Merkato e verës në futbollin kosovar është duke vazhduar me lëvizje të shumta.

Qlirim Kashtanjeva muaj më parë lajmëroi se i ka ndarë rrugët me skuadrën e Arbërisë.

Gazeta “Sheshi” mëson se sulmuesi anësor tashmë ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “Ferizaj”.

Kashtanjeva në sezonin e fundit me Arbërinë ka shkëlqyer duke pasur paraqitje të mira në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që futbollisti 22-vjecar më parë ka luajtur edhe për Kukësin U19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat