Sulmuesi zbulon një ofertë të Juves

Futboll

Sulmuesi zbulon një ofertë të Juves

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:31
Sulmuesi zbulon një ofertë të Juves

Sulmuesi italian, Fabio Quagliarella shquhet për eksperiencën e tij në Serie A si dhe për golat e shumtë të realizuar.

Prej 5 vitesh, Quagliarella është pjesë e Sampdorias, por vetë sulmuesi zbuloi një ofertë të Juves në janar të këtij viti. 38-vjeçari u shpreh se përgjigja ishte ‘’jo’’, pasi dëshironte të qëndronte tek Sampdoria duke falënderuar përzemërsisht drejtuesit bardhezi.

‘’Është e vërtetë që Juvja më bëri një ofertë, por përgjigja ishte ‘’jo’’ ndaj tyre dhe ‘’po’’ për Sampdorian. Falënderoj Juven pasi ishte një ofertë e çmendur vlerësimi, plus në atë kohë isha 37 vjeç, por jam shumë mirë këtu’’.

Kujtojmë se Kualjarela ka qenë më parë pjesë e Juves në sezonet 2010-2014 ku në 84 ndeshje me bardhezinjtë realizoi 23 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat