Pep Guardiola alarmon: Kam vetëm 3-4 lojtarë nga ekipi i parë dhe pas 10 ditësh…

Futboll

Pep Guardiola alarmon: Kam vetëm 3-4 lojtarë nga ekipi i parë dhe pas 10 ditësh…

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:49
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediat pas miqësores të luajtur kundër Preston North End mbrëmjen e djeshme.

Trajneri i Citizens ka folur për vështirësinë për të drejtuar skuadrën e tij në këtë periudhë përgatitjeje, duke parë se nuk ka akoma në dispozicion pjesën më të mëdha të ekipit të parë.

“Duhet të përshtatemi. Kemi vetëm tre ose katër lojtarë të skuadrës së parë. Futbollistët vijnë çdo javë. Kthehen, stërviten, pushojnë  ose duhet të qëndrojnë të izoluar”, ka thënë Guardiola.

“Jam i vetëdijshëm se nuk ka kohë për gjithë këtë , sepse në 10-12 ditët e ardhshme do të luajmë për Superkupën e Anglisë dhe kemi vetëm tre lojtarë. Do të duhet të luajmë me lojtarët e ekipit të dytë. Do ta provojmë”, ka shtuar trajneri.

Ederson, Laporte, Stones, Zinchenko, Kyle Walker, Rodri, De Bruyne, Sterling e Bernardo Silva janë akoma me pushime…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat