Ferizaj arrin marrëveshje me futbollistin e njohur

Futboll

Ferizaj arrin marrëveshje me futbollistin e njohur

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:02
Ferizaj

Merkato e verës në futbollin vendor është duke vazhduar me lëvizje të shumta.

Qlirim Kashtanjeva muaj më parë lajmëroi se i ka ndarë rrugët me skuadrën e Arbërisë.

Media mëson ekskluzivisht se sulmuesi anësor tashmë ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “Ferizaj”.

Gjithashtu, media mëson se zyrtarizimi i futobllistit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Kashtanjeva në sezonin e fundit me Arbërinë ka shkëlqyer duke pasur paraqitje të mira në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që futbollisti 22-vjecar më parë ka luajtur edhe për Kukësin U19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat