Mbappe: Ëndrra ime më e madhe është ta fitoj Champions Leaguen

Futboll

Mbappe: Ëndrra ime më e madhe është ta fitoj Champions Leaguen

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:55
Mbappe: Ëndrra ime më e madhe është ta fitoj Champions Leaguen

Edhe pse Kylian Mbappé i ka komunikuar tashmë PSG qëllimin e tij për të mos rinovuar, gjestet e fundit nga sulmuesi sugjerojnë që, të paktën, ai do të vazhdojë deri në vitin 2022 në kryeqytetin francez.

Mbappe, së bashku me Neymar, ka qenë protagonisti më i madh i revistës zyrtare të PSG-së, duke dhënë një intervistë me yllin brazilian dhe duke siguruar që ëndrra e tij e madhe është të fitojë Ligën e Kampionëve në Paris.

“Ëndrra ime më e madhe është ta fitoj Champions Leaguen me PSG, do të ishte diçka fantastike”, tha Mbappé.

Kjo ka alarmuar Real Madridin që me çdo kusht e do 22 vjeçarin në Santiago Bernabeu.

Duket se ai do të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Francë, para se ta veshë fanellën e klubit të ëndrrave, Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat