Polemika Zozulya është rikthyer. Sulmuesi ukrainas, gati për t’u transferuar te Alcorcon, gjen armiqësinë e tifozëve që i thonë klubit dhe vetë lojtarit të mos nënshkruajnë asnjë marrëveshje.
Arsyet shpjegohen në komunikatën e ‘Seccion Petaka’, një grup i organizuar i ekipit: “Lojtari Roman Zozulya nuk është një patriot, por një fashist që mbështet Batalionin Azov, një grup paramilitar ukrainas nazist”.
Dhe përsëri: “Ky i ndivid nuk ka vend në klubin tonë dhe në qytetin tonë. i deologjia e tij përplaset ballë për ballë me vlerat tona”.
Për të njëjtat arsye, sulmuesi ukrainas i shte në qendër të një polemike me tifozët e Rayo Vallecano të cilët në vitin 2017 kundërshtuan blerjen e tij deri në pikën e detyrimit të tij për të zgjidhur kontratën.
Duke lëvizur te Albacete, Zozulya i shte edhe një herë në mes të tifozëve të Rayo, të cilët gjatë ndeshjes kundër ekipit të tij kënduan brohoritje diskriminuese kundër tij, deri në pikën e detyrimit të gjyqtarit të ndërpresë ndeshjen pas pjesës së parë.
Pjesa e dytë u luajt më pas me dyer të mbyllura.