Eriksen rikthehet te Interi në javën e ardhshme

Futboll

Eriksen rikthehet te Interi në javën e ardhshme

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:11
Eriksen rikthehet te Interi në javën e ardhshme

Christian Eriksen pritet të rikthehet në Milano në javën e ardhshme, atje ku edhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në zemër.

Pas ekzaminimeve mjekësore në zemër, mesfushori danez pritet t’i bashkohet skuadrës së Interit, nëse gjithçka shkon siç duhet, sipas “Sky Sport Italia”.

Kujtojmë se Eriksen kishte pësuar një arrest kardiak në ndeshjen Danimarkë – Finlandë dhe pastaj nuk kishte mundur ta ndihmonte kombëtaren e tij në asnjë ndeshje në “Euro 2020”.

Pastaj ishte raportuar se 29-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të luajë më asnjëherë futboll.

Megjithatë, gjithçka rreth Eriksenit pritet të vendoset pas kontrollave mjekësore te Interi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat