Pushojnë hetimet për skandalin e Rooneyt me 3 modelet e zhveshura

Futboll

Pushojnë hetimet për skandalin e Rooneyt me 3 modelet e zhveshura

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:25
Pushojnë hetimet për skandalin e Rooneyt me 3 modelet e zhveshura

Wayne Rooney është i befasuar se si policia i ka ndaluar hetimet për tentimin që sipas tij ishte për ta ulur imazhin dhe të fitohej në mënyrë financiare.

Pak ditë më parë, legjenda e Manchester United u kap me tri modele të zhveshura në një dhomë hoteli, pas një feste që kishte kaluar në një klub nate.

Rooney ishte parë në një gjendje të çorientuar, i dehur jashtë mase dhe me modelet që talleshin me të.

Sot (e mërkure), Policia e Chesire ka konfirmuar se ata kanë ndaluar hetimet ndaj tri modeleve që kishin tentuar të ulnin personalitetin e ish-numrit 10 të Anglisë.

Në arsyetimin e policisë, thuhet se ato skena nuk përbëjnë vepër kriminale dhe që Rooney ishte fillimisht në dijeni se kë po shoqërohej.

Një burim i Daily Mail ka thënë: “Ai kaloi një orë të mirë duke biseduar me oficerë të policisë dhe ka dalë e paqartë që ata kanë vendosur të përfundojnë hetimin kaq shpejt”.

“Është krejt e gabuar të sugjerosh se ai dëshironte që kjo të ndodhte”.

Një zëdhënës i Policisë Cheshire tha: “Të hënën më 26 korrik Cheshire Constabulary pranoi raportime të një shantazhi të mundshëm në lidhje me një numër imazhesh që qarkullojnë në internet”.

“Oficerët kanë folur me personin e përfshirë dhe njoftojnë që asnjë shkelje nuk ka ndodhur. Personi i përfshirë ka deklaruar gjithashtu se ata nuk dëshirojnë ta çojnë çështjen më tej”.

Deklarata shkaktoi një farë konfuzioni pas raportimeve fillestare që sugjeronin se oficerët nuk po shkonin në atë klub nate.

Pas këtyre skandaleve të publikuara, pozita e trajnerit te Derby County e Rooneyt është në rrezik, pasi ai mund të shkarkohet nga klubi për prishje të imazhit.

Për më shumë, anglezi që drejton klubin nga Championshipi, ka lënduar një mesfushor (pa dashje), duke e lënë skuadrën me vetëm nëntë lojtarët të gatshëm, me pjesën tjetër të lënduar, derisa nuk kanë të drejtë transferimesh, shkaku që nuk kishin publikuar me kohë të ardhurat vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat