Premier League kufizon goditjet e topit me kokë

Futboll

Premier League kufizon goditjet e topit me kokë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:33
Premier League kufizon goditjet e topit me kokë

Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se për shkak të goditjeve të topit me kokë gjatë karrierës së tyre, futbollistët janë më të rrezikuar që të zhvillojnë sëmundje që lidhen me funksionimin motorik të organizmit, deri te Alzhajmeri.

Për këtë qëllim, duke filluar nga viti i ardhshëm në Premier League do të ketë kufizime për goditjet me kokë, si fillim vetëm në stërvitjet e lojtarëve.

Sipas vendimit të marrë nga autoritetet angleze, gjatë stërvitjes një lojtar nuk duhet ta godasë më shumë se 10 herë me kokë topin. Në këtë kategori përfshihen të gjitha rastet, që nga godijet këndore, goditjet e dënimit, kroset në përgjithësi, apo topat e gjatë me distancë mbi 35 metra.

Vendimi është bazuar në studime të fundit që kanë procuar se sa të dëmshme janë goditjet e topoit me kokë në afatgjatë, duke çuar në zhvillimin e formave të sëmundjeve mendore të rënda, deri në vdekjeprurëse për lojtarët, si Alzhajmeri.

Vendimi i Premier League është mirëpritur nga grupet e aktivistëve dhe shoqatave të shëndetit mendor që lobuan në këtë fushë, ndërsa i njëjti vendim mund të merret së shpejti edhe nga vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat