Dikur talent i madh kroat,  por sot...

Futboll

Dikur talent i madh kroat,  por sot...

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 19:22
Dikur talent i madh kroat,  por sot...

Përmes faqes së tyre zyrtare, Torino ka njoftuar ardhjen e një përforcimi të ri për sulmin e Juriç dhe flasim për sulmuesin kroat Marko Pjaca.

Siç ishte parashikuar, vazhdon karriera e huazimeve për kroatin që ndryshon fanellën por jo qytetin, duke ardhur në huazim nga Juventus me të drejtë blerje (7 mln euro):

“Klubi i Futbollit Torino është i kënaqur të njoftojë se ka fituar të drejtën e shërbimeve sportive nga Klubi i Futbollit Juventus, në një bazë të përkohshme me opsionin për blerje të futbollistit Marko Pjaca.

Pjaca lindi në 6 maj 1995 në Zagreb, Kroaci. U rrit në radhët e Dinamo Zagreb dhe Lokomotiva Zagreb, ai bëri debutimin e tij me këtë të fundit në 1.NHL, elita kroate, në sezonin 2011 -12.

Pas tre vitesh ai u kthye te Dinamo, një ekip me të cilin luajti deri në vitin 2016.

I blerë nga Juventus në korrik 2016, ai bëri debutimin e tij në Serie A më 27 gusht kundër Lazios. Pjaca gjithashtu mburret me 24 paraqitje dhe 1 gol për ekipin kombëtar të Kroacisë, me të cilin ai arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.

I gjithë Klubi i Futbollit Torino e mirëpret Pjaca: Gjithmonë Forza Toro!”.

Pjaca deri tani ka ndryshuar 5 ekipe që kur e bleu Juventusi: Fiorentina, Anderlecht, Genoa, Schalke dhe Torino.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat