Drita kërkon ta befasojë Feyenoordin

Futboll

Drita kërkon ta befasojë Feyenoordin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Drita dhe Feyenoordin do të përballen sonte në kuadër të kualifikimeve të Europa Conference League.

Drita kërkon të bëjë befasinë në stadiumin “De Kuip” të Rotterdamit ndaj Feyenoordit në kuadër të ndeshjes së dytë të kualifikimeve për Europa Conference League.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu deklaroi se kualiteti dhe forca e Feyenoordit nuk duhet t’i frikësojnë gjilanasit, por përkundrazi t’i motivojnë ata.

Ndërkohë, trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka deklaruar se nëse ata duan të fitojnë, duhet të bëjnë paraqitje më të mirë sesa bënë në “Fadil Vokrri” dhe ta lëvizin topin më shpejtë.

Ndeshja fillon në orën 20:00 në Rotterdam të Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat