Atalanta përgatit ofertën për mbrojtësin e Juventusit

Futboll

Atalanta përgatit ofertën për mbrojtësin e Juventusit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:11
Atalanta përgatit ofertën për mbrojtësin e Juventusit

Atalanta përgatit ofertën për mbrojtësin e Juventusit!

Merih Demiral është emri që mund të sjellë paratë për Manuel Lokatelin në Torino, por ndërsa Borusia e Dortmundit largohet gjithmonë e më shumë, duke parë se kërkesa bardhezi prej 35 milionë eurosh është shumë e lartë, këtë shifër duket se është gati ta paguajë Atalanta.

Bergamaskët, të cilët presin të shesin ish-juventinin Kristian Romeron te Totenhemi për 48-50 milionë euro, janë gati ta zëvendësojnë qendërmbrojtësin argjentinas me turkun e Juventusit, duke qenë se shifra prej 35 milionësh i shpërblen cilësitë që Demiral garanton.

Dhe pse jo, me këtë lëvizje “muri” i prapavijës atalantine, Gjimshiti-Toloi-Demiral mund të ishte edhe më i frikshëm sesa ai me Romeron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat