Barazim mes grushteve ndaj Portos, reagon Mourinho

Futboll

Barazim mes grushteve ndaj Portos, reagon Mourinho

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:41
Barazim mes grushteve ndaj Portos, reagon Mourinho

Barazimi në ndeshjen e parë të madhe miqësore parasezonale e ka lënë José Mourinho të kënaqur.

Porto barazoi me Romën dje pasdite, falë golit të Vitor Ferreira vetëm një minutë nga fundi i 90 minutave.

Gjatë lojës pati edhe moment acarimi, deri në grushte mes dy skuadrave. “Special One” komentoi ndeshjen në rrjetet sociale, duke falënderuar gjithashtu presidentin e Portos për statujën e argjendtë të “do Dragao”, të dhënë para ndeshjes:

“Faleminderit presidentit për dhuratën e bukur, faleminderit Portos për seancën e mrekullueshme stërvitore. Testi kundër një ekipi që do të fillojë kampionatin më 8 gusht ishte i rëndësishëm për ne, që do të fillojmë më 22 gusht. Ne jemi të bashkuar, jemi miq; djem të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat