Ferizaj përforcohet me një sulmues

Futboll

Ferizaj përforcohet me një sulmues

Nga: K.G. Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:47
Ferizaj përforcohet me një sulmues

Ferizaj vazhdon me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Përforcimi i radhës është Çlirim Kashtanjeva.

“Çlirim Kashtanjeva vishet ‘bardhë e kaltërt’ 

Sulmuesi i rrezikshëm, Çlirim Kashtanjeva është  përforcimi i radhës për skuadrën tonë. 

Ai sot është  prezantuar edhe zyrtarisht si futbollist i FC Ferizajt, në ambientet e klubit në prani të drejtorit te klubit, Agron Selmanit dhe nënkryetarit te klubit, Xhevat Rushiti. 

Kashtanjeva në sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Arbërisë, ku shkëlqeu me paraqitje të mira. 

Ai ishte ndër më të dalluarit tek Arbëria në Superligën e Kosovës. 

Kashtanjeva është një djalosh i talentuar nga qyteti jonë  dhe është shumë punëtor, andaj ne si klub presim shumë nga ai. 

Të gjithë brenda klubit i urojmë mirëseardhje Kashtanjevës, shëndet dhe shumë suksese me skuadren tonë”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat