E gjithë Shkodra në mbështetje të Vllaznisë

Futboll

E gjithë Shkodra në mbështetje të Vllaznisë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:25
E gjithë Shkodra në mbështetje të Vllaznisë

Mbrëmjen e sotme, Vllaznia do të zbresë në fushë për të luajtur sfidën e kthimit me qipriotët e AEL Limasolit.
 

Si në sfidën ndaj Shirokit, të pranishëm në stadium do të jetë rreth 30% e kapacitetit të impiantit ‘’Loro Boriçi’’ me shkodranët të cilët do të kenë në favor tifozerinë e tyre.

Interesimi i mbështetësve ka qenë mjaft i madh, teksa zyra e shitjes së biletave ka nxjerrë një njoftim në xham ku lajmëron të gjithë të interesuarit se nuk ka asnjë biletë të mbetur.

Sipas gjasave, janë shitur mbi 6 mijë bileta, dhe për Vllazninë ky do të jetë plus për të bërë paraqitje sa më pozitive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat