Broja gati për sfidat e shtatorit

Futboll

Broja gati për sfidat e shtatorit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:35
Broja gati për sfidat e shtatorit

Edicioni i ri futbollistik ende nuk ka nisur për lojtarët e Kombëtares shqiptare, e megjithatë, ato po tregojnë një paraqitje të mirë në minutat që po i jepen në lojë.

Armando Broja, sulmuesi kuqezi që militon në radhët e skuadrës së Chelsea-t ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme, duke barazuar shifrat për ekipin e tij, në miqësoren që blutë e Londrës zhvilluan kundër Bournemouth.

Broja, që u fut në lojë në pjesën e dytë të sfidës gjeti golin në minutën e 71-të, pas një krosimi nga e majta, që sulmuesi shqiptar e shfrytëzoi mjaft mirë.

Ky nuk është goli i parë që Broja shënon me skuadrën e Chelsea-t, teksa disa ditë më parë ka shënuar edhe në miqësoren ndaj Peterborough, duke dhënë sinjale të mira për teknikun e londinezëve dhe për ekipin Kombëtar që do të rinisë në shtator ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat