​Arsenali mëson çmimin e Maddison

Futboll

​Arsenali mëson çmimin e Maddison

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:37
James Maddison

“Topçinjtë” po synojnë ta transferojnë yllin e Leicester.

Klubit londinez duhet të paguajë dëmshpërblim 80 milionë euro nëse dëshiron që ta sigurojë transferimin e mesfushorit James Maddison, raporton “Sky Sports”.

24-vjeçari ka edhe tri vjet të tjerë në kontratën aktuale në stadiumin “King Power”, dhe krerët e “Dhelprave” nuk janë të gatshëm ta largojnë.

“Topçinjve” do t’iu nevojitet të shesë disa lojtarë për të krijuar fonde për Maddison, ku emrat më të përfolur që pritet të largohen janë Alexandre Lacazette dhe Hector Bellerin.

Që prej transferimit nga Norwich te Leicester në qershor 2018, Maddison ka shënuar 27 gola dhe 20 asistime në 118 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat