​Tottenham gjen zëvendësimin e Kane

Futboll

​Tottenham gjen zëvendësimin e Kane

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:38
Harry Kane

Shumë spekulime janë duke qarkulluar mbi të ardhmen e Harry Kane, dhe si duket Tottenham veçse e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Skuadra londineze po synon transferimin e Dushan Vlahoviq nga Fiorentina, raporton “The Telegraph”.

“Gjelat” janë duke u përgatitur që të pranojnë faktin që sulmuesi i tyre do të largohet nga skuadra këtë verë, dhe tanimë e shohin Vlahoviq si zëvendësim ideal, përcjell KosovaPress.

Raportohet se shuma që Tottenham duhet ta paguajë si dëmshpërblim për kartonin e sulmuesit 21-vjeçar është rreth 55 milionë euro.

Sulmuesi serb sezonin e kaluar ka shënuar 21 gola në 37 paraqitje në Serie A për klubin e Fiorentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat