Në ndeshjen mes skuadrës së madhe holandeze dhe Dritës, 25 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm

Futboll

Në ndeshjen mes skuadrës së madhe holandeze dhe Dritës, 25 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:04
Në ndeshjen mes skuadrës së madhe holandeze dhe Dritës, 25 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm

Klubi Futbollistik “Drita” nga Gjilani sonte pritet ta zhvillojë njërin ndër ndeshjet më të rëndësishme të historisë.

“Bardhekaltërit” e Kosovës do të luajnë kundër gjigantit holandez, Feyenoord, në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Ballafaqimi i parë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës kishte përfunduar pa fitues dhe pa gola.

Për skuadrën e Ardian Nuhiu nuk do të jetë aspak e lehtë pasi që në stadiumin e Feyenoordit priten të jenë rreth 25 mijë tifozë në perkrahje të ekpit të tyre të zemrës.

Duke parë edhe në të kaluarën atmosferën që krijohet në stadiumin e Rotterdamit, Drita do ta ketë edhe presionin e tifozëve vendas.

Ndryshe, përballja e sontme fillon nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat