Drejtori Sportiv i Dritës flet pas eliminimit

Futboll

Drejtori Sportiv i Dritës flet pas eliminimit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 00:45
Valon Zymberi

Valon Zymberi, Drejtor Sportiv i Dritës, ka thënë se ndër ta ka emocione të përziera pas eliminimit nga Feynoord në Ligën e Konferencës.

“Fati nuk ishte në anën tonë. Arritëm të bëjmë superparaqitje dhe ishim të pafatë. Emocione të përziera, sepse ishim shumë krenarë me paraqitjen. Zhgënjimi po ashtu është shumë i madh tek futbollistët. Kjo tregon për nivelin e klubit tonë dhe ngritjen e futbollit kosovar”, ka thënë Zymberi.

“Sot kemi luajtur në stadium me kapacitet 45 mijë vende. Nuk kemi luajtur kurrë në një atmosferë të tillë. Sot lirisht mund të them se kishim më shumë shanse se ata për të kaluar tutje”.

Ai ka thënë se kanë arritur që ta mbajnë nën ethe 15 herë kampionin e Holandës.

“Kemi bërë superaraqitje dhe për këtë jam shumë krenar. Kemi bërë atë që shumë pak kush e ka pritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat