Plas keq te Craiova pas eliminimit nga skuadra shqiptare

Futboll

Plas keq te Craiova pas eliminimit nga skuadra shqiptare

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:12
Plas keq te Craiova pas eliminimit nga skuadra shqiptare

Laçi i ka sjellë tronditjen e madhe Craiovas që është eliminuar nga Conference League. Ekipi rumun ishte favoriti absolut për të kaluar më tej, por fitorja në Shqipëri e kurbinasve me shifrat 1-0 ka sjellë suksesin historik.

Nga krahu tjetër ka shpërthyer gjithçka. Tifozët e Craiovas nuk mund të ishin në stadium për shkakun e dënimit që kishin për të shlyer nga UEFA, por menjëherë pas përfundimit të takimit kanë shkuar për të kërkuar llogari te lojtarët.

Fjalët ishin nga më të ashprat ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjendjen. “Merrni mijëra euro në muaj. Turp për ju. Do ju vijmë nga pas kudo të shkoni.

Do vijmë edhe në Botosani, do ju thyejmë këmbët”, ishin disa nga frazat e thëna nga tifozët e acaruar kundrejt paraqitjes së lojtarëve të Craiovas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat