Trofeu “Gamper”, mësohet me sa tifozë do të luhet ndeshja Barcelona-Juventus

Futboll

Trofeu “Gamper”, mësohet me sa tifozë do të luhet ndeshja Barcelona-Juventus

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:28
Trofeu “Gamper”, mësohet me sa tifozë do të luhet ndeshja Barcelona-Juventus

Në fillim u mendua të luhej në “Camp Nou” me prezencën e 20 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit, por ditën e djeshme është arritur marrëveshja përfundimtare mes klubit katalanas dhe institucioneve në Katalonjë për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin e ekipit B “Johan Krojf”.

Gjithashtu, do të jenë të pranishëm afro 3000 tifozë.

Sipas institucioneve kjo ndeshje ishte e vështirë për t’u zhvilluar në “Camp Nou”, sepse nuk ka një protokoll të përcaktuar mirë për tifozët që do të futeshin në stadium.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Juventusit, e vlefshme për trofeun “Gamper” do të luhet më datën 8 gusht dhe do të sfidohen si skuadrat kryesore, ashtu edhe ato të femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat