Gati transferimi tek skuadra zikaltër

Futboll

Gati transferimi tek skuadra zikaltër

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:36
Gati transferimi tek skuadra zikaltër

Në foton e postuar nga Stefan de Vraj në rrjetet e tij sociale gjatë stërvitjes me Interin, ka rënë në sy komenti i bashkëkombësit të tij Denzel Dumfris, që nxehu edhe një herë gjakrat e kësaj vere. Kjo nuk u ka shpëtuar tifozëve zikaltër, të cilët duke ditur se holandezi është një nga objektivat kryesorë të merkatos së klubit, e kanë nxitur atë t’i bashkohet ekipit kampion të Italisë.

E si për t’i dhënë jehonë flirtimit të mbrojtësit me ngjyrat zikaltër, ka menduar edhe Rik Elfrink, vëzhguesi i PSV-së që e njeh nga afër situatën e 25- vjeçarit.

“Si shoqëria, ashtu edhe vetë lojtari e dinë që rrugët do të ndahen. Ky i fundit ua ka komunikuar që në fillim të janarit dëshirën e tij drejtuesve dhe pritet të largohet sa më shpejt, për të shmangur pjesëmarrjen në fazën përgatitore me holandezët.

Për të ardhmen bie poshtë pista e Evertonit, një nga pretendentët më seriozë për të, sepse anglezët kanë probleme me “Fair Play”-n financiar dhe e kanë të pamundur të marrin një lojtar si Denzel” deklaroi vëzhguesi, duke asistuar kështu ekipin milanez, që me sa duket nuk ka konkurrencë tjetër përveç çmimit prej 18 milionë eurosh, me të cilin është vlerësuar kartoni i mbrojtësit të djathtë.

Pas ndërhyrjes së menaxherit Mino Raiola në bisedimet për të bindur drejtuesit e PSV Eindhovenit të hyjnë në negociata për diskutimin e formulës së huazimit, arritja e zikaltërve te synimi i tyre, mund të jetë më e lehtë dhe kështu do të merrte fund një nga çështjet më të rëndësishme të merkatos së Interit, zëvendësimi i Ashraf Hakimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat