Gjeraj: Prishtina mund ta kalojë kundërshtarin norvegjez

Futboll

Gjeraj: Prishtina mund ta kalojë kundërshtarin norvegjez

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:47
Gjeraj: Prishtina mund ta kalojë kundërshtarin norvegjez

Skuadra e Dritës është eliminuar nga kualifikimet e UEFA Conference League, pas humbjes 3:2 nga Feyenoordi, por që zhvilloi njërën ndër paraqitjet më të mira në arenë ndërkombëtare.

Til shënoi pas 8 minutave lojë, por Simonovski dhe Fazliu shënuan pastaj për ta dërguar Dritën në epërsi. Në pjesën e dytë, Til shënoi edhe dy gola për ta eliminuar Dritën nga UEFA Conference League.

Në anën tjetër, Prishtina u kualifikua në raundin e tretë të këtij kompeticioni, atje ku do të takohet me skuadrën norvegjeze, Bodo-Glimt.

Futbollisti i njohur kosovar, Robert Gjeraj ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me suksesin e dy skuadrave tona kosovare në arenën ndërkombëtare.

Gjeraj tha fillimisht se është shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrave tona, aq më tepër që ka një kohë shumë të shkurtër pas pranimit në UEFA e FIFA.

“Unë mendoj se edhe Prishtina edhe Drita dhanë sinjalin se ne kemi përparuar shumë me futbollin, si në organizim ashtu edhe lojë. Për një kohë të shkurtër pas pranimit ne kemi arritur që të bëjmë mrekulli, edhe me pak fat drita mund të kualifikohej tutje mbrëmë, mbi të gjitha jam i lumtur që nuk jemi inferior ndaj asnjë skuadre, nëse kështu vazhdohet brenda dy viteve skuadra tona do të jenë në grupe.

Vetëm uroj që qeveria jonë të rregullojë stadiumet, sepse Drita është një mëkat i madh që mos ta ketë stadiumin e rregulluar, kanë kaluar dy apo tri vite dhe përgjegjësit vazhdojnë të jenë në gjumë”, tha Gjeraj për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas ai tha se sukseset e skuadrave tona nuk janë befasi dhe se mendon që Prishtina do ta kalojë edhe kundërshtarin e radhës.

“Futbolli i Kosovës nuk është më befasi. Është puna që ne kemi bërë për vite me radhë që ekipet e Kosovës kanë treguar vlerën e tyre dhe këtë e kanë bërë Prishtina dhe Drita, dhe shpresoj që ekipet e tjera do të vazhdojnë. Mendoj që Prishtina do ta kalojë skuadrën e Bodo-Glimt, sepse ka organizim dhe lojë të mirë në vazhdimësi”, përfundoi Gjeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat