Braithwaite pranë West Hamit

Futboll

Braithwaite pranë West Hamit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:49
Braithwaite pranë West Hamit

Serginho Dest dhe Sergi Roberto janë dy lojtarë për të cilën kanë interes ekipe të ndryshme në Europë. Mbrojtësi amerikan është i bindur se do të ketë sukses në Spanjë dhe tashmë ka refuzuar ofertat nga Monaco, Dortmund dhe Arsenal, edhe pse këto klube i siguronin pagë më të lartë.

Ndërsa për Sergi Roberton ka shfaqur interes Bayerni i Mynihut, pasi kërkon një lojtar polivapent, pra të aftë për të dhënë kontribut në pozicione të ndryshme më fushë.

Ndërkohë, West Hami po shton përpjekjet për të siguruar shërbimet e Martin Braithwaite. Sulmuesi danezi është pranë largimit nga Barcelona për afër 15 milionë euro. Marrëveshja mes klubeve është e afërt, por jo mes skuadrës londineze dhe lojtarit. West Hami duhet t’i garantojë një pagë më lë lartë futbollistit, për ta bindur që të shkojë në Londër.

Përfaqësuesi i Braithwaite siguroi se klienti i tij është I lumtur te Barcelona, pork jo duket se është vetëm një taktikë për të rritur ofertën e West Hamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat