Reali e do Koulibalyn

Futboll

Reali e do Koulibalyn

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:58
Reali e do Koulibalyn

Real Madridi ka nisur revolucionin në skuadër.

Largimi i parë i madh ishte kapiteni, Sergio Ramos, që u transferua te Paris Saint Germain.

Reali më pas befasoi edhe me largimin e Raphael Varane, duke lënë skuadrën pa mbrojtësit që kanë qenë titullar në dekadën e fundit.

Sipas Repubblica, Carlo Ancelotti e dëshiron Kalidou Koulibalyn si partner të David Alaba në qendër të mbrojtjes.

Megjithatë, s’do të jetë e lehtë blerja e tij, sepse Napoli kërkon 60 milionë euro për  30-vjeçarin, që vazhdimisht është lidhur edhe me Paris Saint-Germain, Manchester United, Manchester City dhe Everton.

Koulibaly është pjesë e Napolit që nga viti 2014, kur u ble për 7.75 milionë euro nga KRC Genk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat