Shqiptarja e Kosovës shpërthen në Lojërat Olimpike, kualifikohet në gjysmëfinale 

Futboll

Shqiptarja e Kosovës shpërthen në Lojërat Olimpike, kualifikohet në gjysmëfinale 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:28
Shqiptarja e Kosovës shpërthen në Lojërat Olimpike, kualifikohet në gjysmëfinale 

Shqiptarja e Kosovës shënon në Lojërat Olimpike, kualifikohet në gjysmëfinale. E kush tjetër përveç Kosovare Asllanit, e cila e ndihmoi Suedinë për fitoren bindëse me rezultat 3:1 kundër Japonisë.

Asllani u paraqit standard dhe realizoi nga penalltia në minutën e 68-të për fitoren 3:1.

Për Suedinë shënuan: Eriksson (7'), Blackstenius (53') e Asllani (68'-nga penalltia) dhe për Japoninë realizoi Tanaka (23').
Suedia  kualifikohet në gjysmëfinale, e cila do të ndeshet me Australinë.

Asllani u zëvendësua në minutën e 89-të.

Në një ndeshje interesante me shtatë gola, Australia arriti të mposhtë Britaninë e Madhe, me rezultat 4:3.

Britania e Madhe ishte afër fitores pasi kishin një epërsi 2:1 deri në minutën e 89-të të ndeshjes, por australianët fillimisht arritën ta çonin ndeshjen në kohën shtesë, dhe më pas të shënonin dy gola në 30 minuta shtesë.

Kundërshtari i Australisë në gjysmëfinale do të jetë përzgjedhja e Suedisë, e cila mposhti Japoninë. 

Kombëtarja e Kanadasë përsëri arriti të eliminojë Brazilin nga Lojërat Olimpike pas ekzekutimit të penalltive (4:3), pasi nuk u shënuan gola në pjesën e rregullt dhe kohën shtesë. Kanadezët do të takohen në gjysmëfinale ndaj Holandës apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat