Operohet Rashford

Futboll

Operohet Rashford

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:12
Operohet Rashford

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford do t’i nënshtrohet një operacioni, ka njoftuar klubi i tij, Manchester United.

Ai ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

“Pas konsultimit midis Marcus, menaxherit, stafit mjekësor të klubit dhe specialistëve, Marcus do t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm për të zgjidhur dëmtimin e shpatullës.

Ai tani do të përqëndrohet në rehabilitimin e tij në mënyrë që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur” – thuhet në komunikatën e klubit anglez.

Rashford përfaqësoi Anglinë në Euro 2020 ndërsa skuadra e Gareth Southgate shkoi deri në finale përpara se të humbte në penallti nga Italia.

Sulmuesi bëri 64 paraqitje për klubin dhe vendin në sezonin 2020/21, por do t’i mungojë klubit në xhirot e para të sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat