​Varane përshëndetet me klubin dhe tifozët e Real Madridit

Futboll

​Varane përshëndetet me klubin dhe tifozët e Real Madridit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:20
Raphael Varane

Mbrojtësi francez pritet ditëve në vazhdim të kompletojë transferimin te “Djajtë e Kuq”.

Gjiganti anglez veçse ka arritur marrëveshje me Real Madridin për Raphael Varane, ku ky i fundit largohet pas një dekade në fanellën e “Galaktikëve”.

Transferimi është konfirmuar nga vetë mbrojtësi francez në Instagram, ku ka postuar një letër përshëndetëse.

“Pas 10 vjet të mrekullueshëm te Real Madridi, një klub që do të jetë gjithmonë në zemrën time, ka ardhur koha që të them lamtumirë. Që nga viti 2011 kur edhe erdha këtu, të gjithë së bashku kemi i kemi tejkaluar të gjitha pritjet e mundshme dhe kam arritur gjëra që nuk do t’i kisha ëndërruar. Falënderoj të gjithë trajnerët dhe stafin të cilët punojnë ose kanë punuar në klub, për të gjitha gjërat që kanë bërë për mua”, tha Varane.

“Falënderim i madh shkon edhe për të gjithë madrilenët të cilët gjithmonë kanë treguar përkrahje të vazhdueshme, dhe me kërkesat e tyre të mëdha, më kanë shtyrë që të jap më të mirën dhe të luftoj për çdo sukses. Kam pasur nderin që të ndaj zhveshtoren me lojtarët më të mirë në botë. Nuk do t’i harroj fitoret e shumta, veçanërisht ‘La Decima’. E kam kuptuar që është një privilegj i madh që kam pasur mundësinë që t’i përjetoja ato momente të veçanta”, shtoi mbrojtësi 28 vjeçar.

Varane tani i bashkohet Manchester United. Po ashtu, edhe ish-partneri i tij në mbrojtje Ramos është larguar nga Reali te Paris Saint-Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat