Manchester City ka ofruar një shumë prej 100 milionë funtesh

Futboll

Manchester City ka ofruar një shumë prej 100 milionë funtesh

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 18:18
Manchester City ka ofruar një shumë prej 100 milionë funtesh

Jack Grealish mund të jetë lojtari më i ri i Manchester Cityt.

Sipas The Telegraph, skuadra angleze, Manchester City ka ofruar një shumë prej 100 milionë funtesh Aston Villas për shërbimet e Jack Grealish, transmeton lajmi.net.

Nëse ky transferim do të kompletohej, ai do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të Premierligës.

Artikulli sugjeron që edhe Aston Villa është e kënaqur me shumën e ofruar nga “Citizens” dhe transferimi i tij është në fazën përfundimtare.

Në intervistën e fundit, Grealish deklaroi se De Bruyne është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë dhe natyrisht se ai do të dëshironte të luante me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat