Alexander-Arnold rinovon kontratën me Liverpoolin

Futboll

Alexander-Arnold rinovon kontratën me Liverpoolin

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 18:40
Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold do të vazhdojë të mbetet te Liverpooli.

Arnold ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Liverppolit për vazhdimin e kontratës.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

Mbrojtësi është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës.

“ Jam shumë i lumtur që më është dhënë mundësia dhe besimi nga klubi për vazhdimn e kontratës”, tha ai.

“ Shteti në të cilin ndodhet klubi dhe ku ndodhem në karrierën time është gjithmonë një mundësi e mirë për mua. Të zgjatesh kontratën dhe të sigurohesh që do të jem këtu edhe për disa vite të tjera është një gjë shumë e mirë”, përfundoi Alexander-Arnold. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat