Ky është çmimi i Odegaardit

Futboll

Ky është çmimi i Odegaardit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 22:59
Martin Odegaard

E ardhmja e Martin Odegaard në Madrid nuk duket e sigurtë.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid është e hapur për shitjen e Odegaard gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjiganti spanjoll po kërkon të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin e tyre.

Mesfushori, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Arsenali ku ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij të mira.

‘Topçinjtë’ dëshirojnë ta kenë atë sërish në ekip por “Los Blancos” kanë refuzuar ofertat në huazim pasi kërkojnë shitjen përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat