Paul Pogba ndërron mendje

Futboll

Paul Pogba ndërron mendje

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 00:08
Paul Pogba

Paul Pogba duket se do të qëndrojë te Manchester United.

Pogba është lidhur shumë me një largim nga Man Utd gjatë ditëve të fundit, dhe dukej i vendosur të kalonte në Francë te Paris Saint-Germain.

Sipas ‘Sky Sports’, gjërat tani kanë ndryshuar dhe mesfushori dëshiron të mbetet në Angli.

Francezi ndihet shumë i lumtur pas transferimit në ekip të Jadon Sanchos dhe bashkë-kombasit të tij Raphael Varane që siç duket e kanë bindur atë të qëndroj.

28-vjeçarit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” në qershor të vitit 2022, megjithatë Pogba pritet ta vazhdojë atë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat