Ajet Shosholli analizon ndeshjen e Prishtinës dhe të Dritës në garat evropiane  

Futboll

Ajet Shosholli analizon ndeshjen e Prishtinës dhe të Dritës në garat evropiane  

Nga: K.G. Më: 31 korrik 2021 Në ora: 00:29
Ajet Shosholli analizon ndeshjen e Prishtinës dhe të Dritës në garat evropiane  

Prishtina është kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League dhe Dritën nga Gjilani nuk e përcolli fati sportiv në përballje me gjigantin holandez, Feyenoord. 

Ish selektori i parë i Kombëtares së Kosovës (1991), Ajet Shosholli, trajner i mirënjohur, ka analizuara lojën e Prishtinës në duel me kampionin e Uellsit Connahs Q. dhe të Dritës ndaj Feyenoordit.   

"Për këto katër vite të pjesëmarrjes të ekipeve tona në garat ndërkombëtare, ky vit ishte prezantimi më i mirë i deritanishëm i futbollit kosovar në këto gara.

Se pari urime për kualifikimin e Prishtinës në garat e mëtutjeshme, kualifikim i cili është plotësisht i merituar me paraqitjet e deri tanishme të kësaj ekipe.

Sa i përket ndeshjes së Prishtinës, mendoj se ishte një ndeshje me oscilime gjatë lojës së tyre, ku patën periudha shumë të mira të lojës, por i patën edhe disa dobësi momentale, posaçërisht në repartin e mbrojtjes apo në fazën defensive e që shpresojmë në ndeshjen e radhës do ti përmirësojnë këto gabime.

Me rezultat të përgjithshëm të dy ndeshjeve, Prishtina me plotë meritë arriti kualifikimin dhe me kontingjentin e lojtarëve që i ka në dispozicion, mund të arrijë rezultat të mirë edhe në ndeshjen e radhës me ekipin norvegjez Bodo.

Ekipit të Prishtinës si përfaqësues i vetëm i futbollit kosovar në këto gara i urojme dhe dëshirojmë sukses në ndeshjen e radhës.

DRITA, e cila në këto dy ndeshje kishte përballë ekipin e Feyenoordit me cilësi dhe përmasa elitare në futbollin evropian (në këtë ekip luajtën edhe futbollist elitar si: Johan Krojf, Ronald Koeman, Van Persie e shumë të tjerë).

Në të dy këto ndeshje, Drita kishte paraqitje të shkëlqyeshme dhe i mungoi një hap shumë i vogël që ajo edhe të kualifikohet dhe eliminoi një gjigant evropian.

Drita duke i ditë cilësitë e kundërshtarit si edhe cilësitë vetanake të ekipit të vet, mendoj që bëri një paraqitje të shkëlqyeshme.

Si një ekip ku akcenti kryesor i lojës ishte loja obliguese e çdo lojtari, në secilën fazë të lojës me një disiplinë të madhe në përmbushjen e detyrave individuale gjate lojës, lojë e cila rezultoi si tërësi kompakte e të gjithë ekipit.

Me një mënyrë të tillë të lojës, Drita arriti që të krijojë edhe avantazhin e merituar në pjesën e parë.

Mendoj që ishin kyqe në lojën e Dritës, minuta e 70-të e ndeshjes ku nëpërmes Mujës pati rastin ideal që të kalojë në epërsi, si edhe minuta e 74-të ajo në të 84-en dhe të 92-en që të barazoi rezultatin, ku mungoi koncentrimi i duhur, por ndoshta edhe i arsyeshëm i futbollistëve të rinj në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Si do që të jetë, Drita me këtë paraqitje duhet të jetë kokëlartë edhe pse u eliminua, dhe shpresoj që paraqitja e tillë duhet të jetë stimulim në punën e mëtutjeshme të futbollistëve, shtabit teknik, sponsorëve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e klubit”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat