La Liga ia cakton afatin Barcelonës

Futboll

La Liga ia cakton afatin Barcelonës

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Barcelona nuk po kalon periudhë të mirë financiare.

Skuadra e Barcelonë është ende duke u përpjekur të bind disa nga futbollistët që të pranojnë zvogëlimin e pagave.

Sipas ‘Sport’, drejtuesit e La Ligas i kanë dhënë afat ‘Blaugaranëve’ deri më 13 gusht që të dorëzojnë kontratat e të gjithë futbollistëve.

Gjiganti spanjoll duhet të zvogëlojë shpenzimet në mënyrë që të mund të rikthej stabilitetin financiar në ekip.

Të gatshëm për të hequr dorë nga pagat e larta kanë qenë futbollist si Gerard Pique por edhe Leo Messi që aktualisht është pa kontratë.

Në anën tjetër disa futbollist si Jordi Alba, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti raportohet se kanë refuzuar të shkurtojnë rrogat.

Mbetet të shihet se si do të ia dalin drejtuesit e Barces të kalojnë këtë gjendje të vështirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat