Finalja e Superkupës së Evropës do të luhet me tifozë

Futboll

Finalja e Superkupës së Evropës do të luhet me tifozë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

Chelsea dhe Villareali do të përballen në kuadër të Superkupës së Evropës.

Ndeshja mes Chelseas dhe Villarealit do të zhvillohet më 11 gusht.

Kjo përballje do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Windsor Park’.

UEFA, ka bërë të ditur se ky duel do të luhet me prezencën e rreth 13 mijë tifozëve, të cilët duhet të kenë testin negativ të COVID-19 me vete që të mund të futen në stadium.

Chelsea sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villareali në Ligën e Evropës e tani do të përballen mes vete në betejën e më të mirit për Superkupën e Evropës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat