Sulmon sërish Superligën

Futboll

Sulmon sërish Superligën

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:46
Sulmon sërish Superligën

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Superligës, duke e quajtur vendimin e Gjykatës së Madridit “një shaka” në lidhje me kërkesën e bërë, drejtuar UEFA -s për të pezulluar sanksionet ndaj Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës. Siç raportohet nga “Sport”, para fillimit të mbrëmjes-gala të La Liga-s, drejtuesi në fjalë analizoi edhe çështje të tjera, të lidhura me kontratën e Messit dhe konkurrencën e futbollit spanjoll.

SUPERLIGA – E pashmangshme që vendimi i gjyqtarit të Madridit të mos hapë debat. Në këtë kuptim, Tebas nuk lë vend për interpretim: “Unë e lexova vendimin. Ai është i njëjti gjyqtar si gjithmonë. Kishte vendosur kështu edhe më parë, ndaj do të isha i befasuar nëse do të ndryshonte mendje. Ajo që po ndodh në atë gjykatë duket si një shaka. Pastaj, unë nuk e kuptoj sjelljen e këtyre tri klubeve. Ato flasin për të bërë gjithçka. Së bashku, më duken si “motrat e bamirësisë”.

SPANJA – Fokusi më pas u zhvendos te liga spanjolle: “Jam shumë i kënaqur me spektakolaritetin e kampionatit tonë. Kur fiton një turne me më pak se 90 pikë, do të thotë që kampionati ishte shumë i balancuar dhe konkurrues. Edhe divizioni i dytë ishte gjithashtu shumë emocionues deri në ndeshjen e fundit të “play-off”-it. Sezoni i ardhshëm? Shpresa e parë është që tifozët të kthehen në stadiume.

Shumë kanë parë futboll në televizion, por ata që shkojnë në stadiume kanë ndjenjë përkatësie dhe duan të kthehen. Nuk është rastësi që fushatat e abonimeve sezonale po shijojnë kaq shumë sukses. Ka një dëshirë të madhe për të parë futbollin drejtpërdrejt. Në këtë kuptim, jam i sigurt se ‘Bernabeu’ do t’i hapë dyert e tij në kohë për javën e parë të kampionatit dhe se Real Madridi do të kthehet të luajë në stadium me publik”.

MESSI – Tebas më pas u përqëndrua te rinovimi i Messit dhe gjendja ekonomike e Barcelonës: “Kur rregullat duhet të ndryshohen, ka disa organizata që i ndryshojnë ato. Dhe, me sa di unë, aktualisht nuk ka asgjë për të ndryshuar. Unë i besoj klubit. Ata i dinë rregullat dhe e dinë shumë mirë që nuk ka asnjë përjashtim. Barça më thotë se ka shpresa për të ulur pagën e dikujt, por me siguri nuk do të shkojnë kundër rregullave, në mënyrë që Messi të qëndrojë. Unë e njoh Laporta. Nëse thotë se gjërat po shkojnë mirë, unë e besoj atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat