Xhaka te verdhekuqtë, po komplikohet

Futboll

Xhaka te verdhekuqtë, po komplikohet

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:56
Xhaka te verdhekuqtë, po komplikohet

Jose Mourinho pëson zhgënjimin e parë nga Roma…

Trajneri portugez kishte kërkuar me ngulm Granit Xhakën te verdhekuqtë, për t’i besuar drejtimin e repartit të mesfushës, megjithatë shanset e transferimit të tij në Itali kanë rënë ndjeshëm tashmë.

Drejtuesit e Romës nuk shkuan dot përtej ofertës prej 20 milionë eurosh për kartonin e 28-vjeçarit që shkëlqeu në Europian me Zvicrën, shifër kjo e konsideruar shumë e ulët nga Arsenali, që kërkonte rreth 28 milionë euro.

Në këto kushte “topçinjtë” lëvizën me shpejtësi për të bindur mesfushorin me origjinë shqiptare të qëndrojë në Londër, pasi i ofruan rinovimin e kontratës deri në verën e 2025-ës dhe me një pagë më të lartë se ajo aktualja.

Kjo ofertë ka tunduar jo pak Granit Xhakën, pasi mediat angleze raportojnë se mesfushori ka vendosur të firmosë kontratën e re me Arsenalit dhe do ta bëjë këtë që në fillim të javës së ardhshme, kur edhe të rikthehet në Londër për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Megjithatë vlen të theksohet se edhe me kontratën e rinovuar, transferimi te Roma nuk mund të quhet i dështuar, megjithatë mbetet për t’u parë gatishmëria e verdhekuqve për të plotësuar pretendimet ekonomike të Arsenalit, që nuk ka ndërmend të shesë lirë një futbollist të cilin e ka pasur titullar e madje për disa kohë edhe kapiten gjatë sezoneve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat