Liverpooli e dëshiron

Futboll

Liverpooli e dëshiron

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:08
Liverpooli e dëshiron

Florian Neuhaus është dëshira e madhe e Liverpoolit për repartin e mesfushës.

Mesfushori gjerman pëlqehet shumë nga trajneri i The Reds, Jurgen Klopp që e kërkon transferimin e tij në Anfield.

24-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Borussia Moenchegladbach duke qenë lider i kësaj skuadre.

Neuhaus që luan në rolin e mesfushorit qendror, në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Megjithatë marrëveshja mes palëve duket ende larg, pasi oferta e Liverpoolit nuk është afër me kërkesat e Gladbach.

Mediat gjermane kanë raportuar se The Reds kanë ofruar 30 milionë euro për lojtarin, por Gladbach kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë, derisa vet Neuhaus ka mirëpritur një transferim të mundshëm në Anfield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat