Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:26
Refuzon

Pasi triumfoi në Copa America me Argjentinën, Lautaro Martinez pritet të rikthehet në Milano, pasi të hënën do të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, megjithatë e ardhmja e tij te klubi zikaltër është gjithmonë e më shumë në pikëpyetje.

Shkak është bërë mungesa e rinovimit, që ka filluar të shqetësojë jo pak drejtuesit e Interit, të cilët tashmë duken të bindur të shesin sulmuesin argjentinas, nëse nuk arrijnë t’i marrin firmën për zgjatjen e kontratës brenda dy javëshit të parë të gushtit.

Kontrata e Lautaros skadon në verën e 2023-shit dhe Interi arriti një akord paraprak për rinovimin e saj me një rritje të ndjeshme të pagës, por që gjithçka u sfumua, pasi argjentinasi ndryshoi menaxher dhe përfaqësuesi aktual ka refuzuar të ulet për negociata me zikaltrit.

Synimi i Marottës e Ausilios është të “blindojnë” argjentinasin me një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-ës dhe me një pagë prej të paktën 4.5 milionë eurosh në sezon, megjithatë vetëm pas rikthimit të Lautaros në Milano pritet të mësohet më shumë për synimet e tij.

Ndërkohë siç zbulojnë mediat angleze, pak ditë më parë në zyrat e klubit zikaltër trokiti klubi i Arsenalit, që ofroi 80 milionë euro për të arrë kartonin e argjentinasit, por vetë ky i fundit refuzoi një transferim në Londër, duke bërë me dije se përveç Interit, do të mirëpriste vetëm një transferim në kampionatin spanjoll.

Tani dyshja Marotta-Ausilio do të duhet jo vetëm të negociojë për rinovimin e Lautaros, por të marrë në konsideratë edhe ofertat në drejtim të tij, pasi nëse shkohet verën e ardhshme me vetëm një vit kontratë, kartoni i sulmuesit mund të shitet shumë më lirë sesa vlera e tij në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat