Messi bëhet xheloz

Futboll

Messi bëhet xheloz

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:31
Messi bëhet xheloz

Futbollisti, Lionel Messi nuk e ka lënë pas dore stërvitjen individuale duke ruajtur kështu formën fizike. Së fundmi, një video e tij nga palestra, ku shihet duke u stërvitur së bashku me bashkëshorten, Antonella-n duke u stërvitur ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar nga gjithë bota.

Format e partneres së tij perfekte kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke bërë që ajo të flitet në të gjithë botën dhe kjo ka mjaftuar që Messi të shfaqë haptas xhelozinë për bashkëshorten.

Për shkak të numrit të madh të reagimeve, futbollisti ka vendosur që të fshijë më pas videon nga profili i tij, megjithëse tepër vonë, pasi ajo kishte bërë xhiron e botës.

Antonella dhe Leo Messi janë bashkë prej gati një jete, sepse të dy njihen që nga koha kur ishin fëmijë. Ndërkohë sot ata janë burrë e grua dhe madje prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Kujtojmë se në dasmën e tyre kishte të ftuar më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Në ceremoninë madhështore të dasmës ishin shumë të pranishëm edhe futbollistë, të tillë, si Neymar, Luis Suarez, Cesc Fabregas, por edhe ish-lojtar si Carles Puyol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat